Vdiq atletja kubane, u qëllua me çekan në kokë

Atletja, Alegna Osorio, ka vdekur pasi u qëllua me çekan në kokë gjatë stërvitjeve në muajin prill të këtij viti.
Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga Instituti Kuban i Sportit.
“Ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerës”, tha Presidenti i Kubës, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e hershme të 19 vjeçares.
Tutje, Osorio u rendit e katërta në olimpiadën e të rinjve në “Buenos Aires 2018” dhe fitoi një medalje bronzi në kampionatin Pan-Amerikan për nën 20 vjeç./21Media


 
 

Back to top button