Gjendet i vrarë me armë zjarri një 13 vjeçar në Shqipëri

 
Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac të Kurbinit.
Ngjarja është raportuar rreth orës 00.00 në policinë e Kurbinit.
Sipas burimeve, viktima sëbashku me dy fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal dhe kanë gjetur armën e zjarrit.
Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë filluar të luajnë me armën.
Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 13-vjeçari.
Fshati Gernac është në kufirin ndarës mes Matit dhe Kurbinit dhe përfshihet në qarkun e Dibrës, ndaj dhe mësohet se hetimet për ngjarjen po kryehen pikërisht nga policia e Dibrës./oranews

Back to top button