Vdiq burri nga Rahoveci që u godit nga rrufeja ditë më parë

Ka vdekur një burrë nga fshati Bellacerkë e Rahovecit, pasi ishte goditur nga rrufeja ditë më parë.
Lajmin për portalin rtv21.tv ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Nga QKUK është pranuar informacion se viktima nga fsh. Bellacerkë që ishte goditur nga rrufeja, me datën 10.07.2022 rreth orës 20:00 ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën./21Media

Back to top button