Vdiq dermatologu nga Tetova, Fatmir Rushani

Ka vdekur dermatologu nga Tetova, Fatmir Rushani. Lajmin për vdekjen tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe të afërmit e tij.
Ai ka qenë i njohur si humanist dhe njeri me tipare shembullore.
Dr. spec. Fatmir Rushani është i lindur më 3 maj të vitit 1956 në Tetovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm ai e ka kryer në Tetovë, ndërkaq në vitin 1983 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Rushani në vitin 2004 ka mbaruar specializimin në Dermatovenerologji pranë Fakultetit të Mjekësisë “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup.
Gjatë vitit 2005 Dr. spec. Fatmir Rushani ka shërbyer si asistent në Dermatovenerologjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, ndërsa gjatë vitit 2006 ka nisur punën si kryeshef i dermatovenerologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Nga viti 2008 ai ka qenë edhe bashkëpunëtorë i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, shkruan TV21./21Media

Back to top button