Vëllai i Rexhail Qerimit: Ai nuk kishte probleme shëndetësore! Nuk arritën ta dërgojnë në spital

Vëllai i të ndjerit Rexhail Qerimi, Jetulla Qerimi në një deklaratë për TV21 tha se vëllai i tij ka qenë padrejtësisht i dënuar në rastin “Alfa”. Ai thotë se pas mesnate ka marrë lajmin për vdekjen e tij, ndërsa thekson se vëllai i tij nuk ka pasur histori të sëmundjeve.
“Nuk kishte probleme shëndetësore ashtu, ndoshta si zakonisht me gripe kështu të vogla, mirëpo probleme të mëdha nuk kishte. Mirëpo nuk e di mbrëmë pas orës 12:00 mua më lajmëruan se është alivanosur dhe se e kanë dërguar në spital”, deklaroi mes tjerash Jetulla Qerimi.
Jetulla Qerimi thotë se vëllai i tij, Rexhaili kishte kontaktuar me familjarët pak para se të lajmëronin nga burgu për vdekjen e tij.
“10-15 minuta para se të më lajmërojnë, ai kishte folur me bashkëshorten e vetë, me motrën time, me vëllain tim. Kishte folur me 4-5 persona brenda gjysmë ore. Faktikisht atij i ndryshoi gjendja shëndetësore. Edhe ashtu që atë nuk arrijnë ta dërgojnë as në spital, diku në rrugë ndalen dhe aty e konstatojnë se ka vdekur”, tha mes tjerash Jetulla Qerimi./TV21

Back to top button