Vdiq dirigjenti kroat, Pavle Deshpali

Ka vdekur në moshën 87 vjeçare dirigjenti kroat, Pavle Deshpali.
Deshpali i cili kreu arsimin e lartë në Universitetin e Zagrebit, ka publikuar disa albume të cilat do të jetojnë përgjithmonë.
“8 Symphonies”, “Souvenir i Serenda”, “Nokturno”, janë disa nga albumet e publikuara ndër vjet.
Ka kompozuar mbi 34 këngë.
Deshpali është nominuar për çmimet si Porin Awards for Best Classical Music Album, Porin Awards for Best Archival/Historical Album, Porin Award for Best Author‘s Album, Porin Award for Best Classical Music Performance e të tjera, pesë nga të cilat i ka fituar.
Prej vitit 1980 deri në vitin 1985 ka qenë dirigjenti kryesor i Filharmonisë së Zagrebit e prej vitit 1987, profesor i dirigjimit në Akademinë e Muzikës në Zagreb. Prej vitit 1988 ka qenë anëtarë i Akademisë së Shkencave të Arteve të Kroacisë.
Prej vitit 1962 deri më 1967 ka qenë dirigjenti kryesor i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Zagrebit e prej vitit 1963, këtë pozitë e ka mbajtur në Orkestrën Kamertale, të RTZ-së përderisa ka qenë edhe dirigjent mysafir i Filharmonisë së Zagrebit. Disa herë ka dirigjuar me Filharmoninë e Kosovës, me të cilën më 2014 ka festuar edhe 80-vjetorin e lindjes./21Media

Back to top button