Disa orë përpara ngjarjes, ANULOHET “Miss World”
Konkursi i bukurisë, Miss World u anuluan vetëm disa orë përpara ngjarjes. Pasi që më shumë se një në katër nga 97 finalistët rezultuan pozitivë për Covid-19.
Zgjedhja e sivjetme e gruas më të bukur në botë tashmë edicioni i 70-të duhej të bëhej në sallën e eventeve Coliseum Jose Miguel Agrelot në Porto Riko.
Siç raporton CNN, 23 nga 97 finalistët rezultuan pozitivë për Covid-19, transmeton rtv21.tv.
Në një deklaratë, organizatorët njoftuan se ngjarja do të shtyhet “për të mos rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve, punonjësve dhe publikut”.
Sipas krijuesve të zgjedhjeve për Miss World, kjo duhet të riplanifikohet brenda 90 ditëve të ardhshme.
Hapi tjetër është një karantinë e menjëhershme, vëzhgim mjekësor dhe teste të mëtejshme, njoftoi organizata.
“Vetëm dhe vetëm kur punonjësit dhe finalistët të marrin miratimin nga ekspertët mjekësorë, pjesëmarrësit do të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në një deklaratë nga organizata.
Vetëm pak ditë më parë, në resortin bregdetar izraelit Eilat u mbajtën zgjedhjet për Miss Universe. Titulli shkoi për 21-vjeçarin Harnaaz Sandhu nga India. Zgjedhjet për Miss Ëorld u zhvilluan në 2019 për herë të fundit në 2020 nuk u mbajt për shkak të koronavirusit. Xhamajkanes Tori-Ann Singh, e cila u votua si më e bukur në botë në vitin 2019, u lejua të mbajë titullin për dy vjet./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?