Vdiq Dr. Iskender Çitaku

 

Oda e Mjekëve të Kosovës sot ka informuar se ka vdekur Dr. Iskender Çitaku.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të doktor Çitakut.

Dr.Çitaku ka qenë specialist i oftalmologjisë. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968. Pas diplomimit, ai është punësuar si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj, ka vazhduar pecializimin në Shkup, në vitin 1975 ka marrë titullin specialist i oftalmologisë.

Pasi ka kryer specializimin, Çitaku është kthyer në shtëpi të shëndetit, ku ka punuar deri në vitin 2006 kur edhe është pensionuar.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./21Media

Back to top button