Vdiq foshnja dy muajshe në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një foshnje dymuajshe ka vdekur të premten rreth orës 09:00 në rrugën “Muhamet Haxhaj”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se foshnja ka vdekur në rrethana të panjohura, andaj edhe është duke u hetuar rasti.
“Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 10.03.2023 – 09:00. Viktima mashkull  kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button