Vdiq foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen e një foshnje në Prishtinë, ku sipas njoftimit, nëna e ka lindur në banesën e saj e më pas është dërguar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit, foshnja është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë më 16 tetor të këtij viti rreth orës 06:15, ndërsa ajo ka lindur rreth 9 orë më herët.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, e rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Për rastin ka dëshmuar vëllai i gruas që ka lindur./21Media

Back to top button