Vdiq gazetari Bedri Sadiku
Gazetari Bedri Sadiku ka vdekur sot në moshën 64-vjeçare. Për vdekjen e tij ngushëllime ka shprehur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK.
“Ai për disa vite punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve të 80-ta, ndërsa më vonë gjatë viteve të 90-ta, në Tiranë dhe Shkup.Sadiku kishte nxjerr në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e AGK-së.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë./21Media