Vdiq gjyqtarja e Themelores, Shadije Gërguri

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shadije Gërguri, ka vdekur të enjten, njoftoi ky institucion në Facebook. Gjykata bëri të ditur se 59-vjeçarja vdiq pas një sëmundjeje, ndërsa familjarët e saj i ka ngushëlluar kryetarja e Gjykatës, Albina Shabani.

“Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani Rama shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë miqve të të ndjerës Shadije Gërguri. Gjykata përherë do ta kujtojë gjyqtaren Shadije për punën, profesionalizmin dhe virtytet e larta të saj. Për ditën e varrimit dhe kohën e mbajtjes së Mbledhjes Komemorative, gjykata do të del me një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.

Gërguri ishte gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Back to top button