Vdiq gruaja e aksidentuar në Obiliq, vajza e saj ende në mjekim intesiv

Sot në orët e para të mëngjesit në QKUK vdiq një 45-vjeçare që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 9 dhjetor. Sipas Policisë ajo bashkë me vajzën e saj 13-vjeçare ishin goditur nga një veturë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Vajza është duke u trajtuar ende në QKUK, në Mjekim Intensiv.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka.
“Përkundër lëndimeve të rënda, vajza është në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm, por ende është pa vetëdije”, ka thënë Uka./21Media
 
 

Back to top button