Vdiq gruaja shtatzënë dhe foshnja pasi Rusia bombardoi maternitetin

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj vdiqën pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte, raporton AP.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë qarkulluan në botë, duke pasqyruar tmerrin e sulmit.

Në videon dhe fotot e shkrepura të mërkurën pas sulmit në spital, gruaja u pa duke përkëdhelur barkun e saj të përgjakur. Me fytyrën e zbardhur, ajo pasqyronte tronditjen e saj nga ajo që sapo kishte ndodhur.

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, por më afër vijës së frontit, ku mjekët punuan për ta mbajtur atë në jetë./21Media

Back to top button