Vdiq ish-kryetari i Podujevës

Sot ka vdekur ish-kryetari i komunës së Podujevës, Sylejman Gashi. Ai ka qenë kryetar i parë i pasluftës së komunës së Podujevës.
Familjarët kanë informuar se ceremonia e varrimit të Gashit do të bëhet nesër, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Dobërdol.
Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka theksuar se Gashin do ta mbajë në mend përherë si njeri bujar e shumë fisnik. “Familjes së të ndjerit dhe mbarë shoqërisë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Pas përfundimit të luftës, Sylejman Gashi, si pjesëtar i UÇK-së ishte emëruar kryetar komune deri në zgjedhjet e para e komunale. Në vitet 90-ta, Syla kishte dhënë një kontribut të çmuar në organizimin dhe mëvetësimin e mësimit në shtëpi – shkolla pasi pushtesi serb i kishte mbyllur të gjitha shkollat në këtë komunë, duke i dëbuar të gjithë nxënësit dhë mësimdhënësit nga objektet shkollore.
Pas Jusuf Salihut, Sylejmani e kishte pasuar pozitën e kryetarit të Këshillit të Arsimit në vitet 90-ta nga Qeveria komunale e Podujevës. Sylejman Gashi kishte qenë aktiv në gjitha periudhat e Rezistencës shqiptare, krahas atëdhetarëve: Shaban Shala, Shemsi Hoxha, Ibrahim Gashi, Selatin Novosellën e të tjerë që kanë vepruar në kuadër të LRBSH-së udhëhequr nga simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi./21Media
May be an image of 1 person

Back to top button