Måneskin nuk do të performojë në Moskë

Grupi italian i rokut dhe fituesit e Eurovision Song Contest 2021, Måneskin, janë gati të nisin turneun e tyre.
“Loud Kids Tour” i tyre do të përfshijë 48 koncerte në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Megjithatë, një qytet që është hequr nga lista është Moska në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Është një situatë shumë e vështirë. Kështu që unë mendoj se është e drejtë të ngrihemi me Ukrainën dhe të tregojmë respekt për këtë”, tha basistja Victoria De Angelis.
Anëtarët e grupit në tapetin e kuq përpara ndarjes së çmimeve iHeartRadio në Los Angeles thanë se ata i respektojnë fansat e tyre rusë, por duhet të mbajnë një qëndrim./21Media

Back to top button