Vdiq Ivana Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.
Në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump e kujtoi Ivanën si një “grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”.
“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric”, ka shkruar ai. “Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të”.
Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.
Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në 1977. Çifti u divorcua në 1992./21Media

Back to top button