Vdiq këngëtari Ylber Aliu

 
Në moshen 33 vjeçare ka vdekur këngëtari i njohur Ylber Aliu. Ylberi ka kohë që është trajtuar në dializë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga shoqëria e këngëtarit në rrjetet sociale.
Adem Ramadani përmes një postimi në Facebook ka kujtuar disa momente të veçanta që i ka kaluar bashkë me Ylberin, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen Aliu.
“E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë. E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Këngëtari nga  Maqedonia e Veriut pas vetës la tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./21Media

Back to top button