Vdiq këngëtarja e njohur amerikane

Këngëtarja e njohur amerikane dhe ylli i grupit muzikor “Labelle”, Sarah Dash, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.
Deri më tani, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, por familja e së njëjtës kanë thënë se kohëve të fundit ajo nuk po ndjehej mirë.
Patti Labelle, e cila formoi grupin muzikor së bashku me Dash, Nona Hendryx dhe Cindy Birdsong, u shpreh tejet e pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikes së saj.
“Dash ka qenë shumë e talentuar dhe një person i mrekullueshëm, e cila ka qenë bekim në jetën time. Çdo herë kam llogaritur në të për gjithçka”, tha Patti./21Media

Back to top button