Vdiq kompozitori Shefqet Hoxha

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë profesori, kompozitori dhe publicisti Shefqet.H.Hoxha.
I ndjeri ka punuar si profesor i muzikës në gjimnazin e Podujevës dhe shkollën normale në Prishtinë. Me vite të tëra ka qenë redaktor i muzikës dhe gazetar si dhe autorë i shumë emisioneve e posaqērisht emisionit “Ju prezantojmë” që i kushtohej kultivimit të muzikës popullore nga shoqëritë kulturo-artistike në vend dhe rajon. Njëkohësisht është fitues i disa çmimeve muzikore dhe radiofonike.
Para pensionimit ka punuar si kordinator i kulturës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Pas penzionimit është marrë kryesisht me publicistikë dhe kompozime duke publikuar 3 libra biografike muzikore për kompozitoret kosovarë: Esat Rizvanolli dhe Tomor Berisha dhe sē fundmi edhe librin e tij autobiografik me përmbledhje të gjithë krijimtarisë së tij muzikore ndër vite të titulluar “Tingujt e zemrës”.
Pas vetes ka lënë bashkëshorten me 4 fëmijë./21Media

Back to top button