Vdiq në gjumë vokalisti i “ZZ Top”

Vokalisti i “ZZ Top”, Dusty Hill, ka vdekur në moshën 72 vjeçare.
Familja bëri të ditur se ai vdiq gjatë kohës sa ishte në gjumë, ndërkohë që shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
Në një postim në Facebook, kitaristi Billy Gibbons dhe bateristi Frank Beard, njoftuan për vdekjen e Hill, por nuk dhanë një shkas të mundshëm të vdekjes së artistit.
Hill, Gibbons dhe Beard formuan grupin  “ZZ Top”, në Houston në vitin 1969.
Grupi publikuan albumin e tyre të parë të titulluar “ZZ Top’s First Album”, në vitin 1970.
Miq, familjarë, kolegë të artistit, kanë nderuar punën e të ndjerit ndër vite./21Media

 

Back to top button