Vdiq në QKUK një person që ishte lënduar në një aksident trafiku

Sot ka vdekur një person i cili ishte lënduar në një aksident trafiku më 5 tetor në Gjakovë.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë, njofton policia përmes raportit 24-orësh.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është dërguar familjarëve për ceremoni mortore./21Media