Vdiq një 11-vjeçare, e zuri rryma

Një 11-vjeçare ka vdekur këtë të diel në Shqipëri, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
E mitura ishte dërguar në spitalin e Traumës, ku më pas nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button