Zjarr i madh në Pejë, Policia jep detaje për RTV21

Një depo dhe një shtëpi janë kapluar nga një zjarri, mëngjesin e sotëm në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Teki Syla.
Policia ka konfirmuar se deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme pasi që nga zjarri është përfshirë edhe një shtëpi aty afër.
Njësitët e Policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësit tani më e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri./21Media

Back to top button