Adele u përlot gjersa performoi në Hyde Park të Londrës

Adele u tha fansave se ishte “shumë e lumtur” që u kthye në skenë për koncertin e saj të parë publik në pesë vjet.
Qetësia e superyllit të pop-it u prish për një çast ndërsa ajo pranoi audiencën e madhe në Hyde Park të Londrës gjatë kohës kur nisi të këndoj hitin e saj “Hello”.
Ajo shpejt rifilloi të këndoj dhe vazhdoi të luajë një set dy-orësh për turmën për 65,000 fansa në qytetin e saj.
Fituesja e shumëfishtë e çmimeve Grammy u rikthye në skenë para një publiku të drejtpërdrejtë për koncerti, ndërsa kryesonte Festivalin BST Hyde Park të Londrës.
“Është kaq e çuditshme të jesh sërish përballë një turme. Bëhem shumë nervoz para çdo shfaqjeje, por më pëlqen të jem këtu”, shtoi krijuesja e hitit “Someone Like You”./21Media

Back to top button