Vdiq një 11-vjeçare, ra nga ballkoni

Një 11-vjeçare ka vdekur aksidentalisht të premten, pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në qendër të qytezës së Shtimes.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime.

“Një person i gjinisë femër e moshës 11 vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndertese, kati IV . Për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”./21Media

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button