Vdiq një 16-vjeçar, ra në hapësirën e ashensorit

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi që ka rënë në vrimën e ashensorit të një objekti që ishte në ndërtim e sipër në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka treguar për portalin rtv21.tv se 16-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.
“Viktima e moshes 16 vjeçare se bashku me dy shokë kishin hipur ne një objeket gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për te konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar pa rrethoja te shkalleve dhe ne një momente viktima nga kati me i larte ka rënë në hapësirën qe ishte e dedikuar për ashensorë, ku fillimisht viktima kishte pësuar lendime te renda truporë më pastaj i njejti eshte derguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë”, ka thënë Xhurkaj për rtv21.tv.
Sipas Xhurkajt njësitet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kane marrur trupin e pajete dhe janë nisur në drejtim të institutit të mjekësisë ligjore”, ka thënë ai.
Rasti po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button