Gazetarja e njohur infektohet me variantin “Delta” dhe nuk po ia kalon aspak mirë

Gazetarja e showbizit, e cila punon për E!News, E!News Weekend dhe Daily Pop, Catt Sadler, është infektuar me variantin “Delta” edhe pasi u vaksinua kundër Covid-19.
Sadler, shpërndau me ndjekësit fotografi në Instagram, ku edhe tregoi gjendjen momentale të saj, e që la për t’u kuptuar se nuk po kalon një periudhë të lehtë.
“Duhet të kuptoni se pandemia nuk ka mbaruar. “Delta” është e pamëshirë dhe shumë e rrezikshme, u infektova edhe pse jam vaksinuar. Isha duke u kujdesur për dikë që ishte i infektuar me virus( në atë kohë mendoja që ishte vetëm ftohje), po mbaja maskën dhe u vaksinova, mendova se do të isha mirë, por nuk jam”, tha Sadler.
Gjithashtu, ajo bëri të ditur edhe simptomat që ka pasur gjatë kësaj kohe, ku tutje apeloi për kujdes të shtuar edhe pasi të keni marrë vaksinën kundër Covid-19.
“Vazhdoni të mbroni vetën”, tha në fund të mesazhit ajo, duke falënderuar të gjithë për fjalët e mira dhe mesazhet e pafund që i kanë dërguar miq e kolegë të saj në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon./21Media

Back to top button