Vdiq një 58 vjeçar, u godit nga një veturë

Një aksident ka ndodhur në Maxhari të Shkupit ku si pasojë shoferi 25 vjeçar i një veture ka goditur për vdekje një 58 vjeçar i cili ka qenë duke e drejtuar një biçikletë.
“Më datë 04.12.2021 në ora 01.30 është raportuar se në Shkup, në rrugën Maxhari, automjeti “Ford Fokus” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.K.(25) nga Shkupi ka përplasur biçikletën e drejtuar nga A. A. (58). nga Shkupi. Çiklisti ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, njofton MPB.
MPB bën të ditur se viktima pas kontrolleve nga Prokuroria është dorëzuar për autopsi./TV21

Back to top button