Vdiq një burrë në QKUK, rasti po hetohet

Një burrë nga Podujeva ka vdekur derisa ishte duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të shtunën.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button