Vdiq një fëmijë nën moshën 9-vjeçare nga koronavirusi në Kosovë

 
Një fëmijë nën moshën 9-vjeçare është në mesin e tetë viktimave nga koronavirusi që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Në të dhënat që janë publikuar në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se 4 viktimat tjera janë të moshës mbi 80 vjeç, 2 viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeç dhe një i takon grupmoshës 60-69 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus nga 2 mijë e 804 testime të kryera./21Media

Back to top button