Vdiq një këmbësor, u arrestua shoferi
Një person ka vdekur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Vogël të Pejës si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë. Lidhur me këtë rast, është arrestuar shoferi i veturës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.”, ka informuar policia.
Edhe i dyshuari, sipas policisë, ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka bërë të ditur tutje policia./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?