Kaloni te përmbajtja kryesore

400 tifozë dardanë do të jenë të pranishëm sonte në ”Fadil Vokrri”

Kosova sonte do të luajë kundër Greqisë në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Kombëtarja e Kosovës sonte pas një kohe të gjatë do ta ketë përkrahjen e ”Dardanëve” edhe pse në një numër mjaftë të vogël për shkak të rregullave të pandemisë Covid-19.
Kryetari i grupit të tifozëve, ”Dardanët” ka bërë të ditur se sonte në tribunat e stadiumit ”Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm 400 tifozë dardanë.
Kjo shifër përbën 10% të kapacitetit të stadiumit, ashtu siç është përcaktuar me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Ndeshja Kosovë-Greqi do të fillojë nga ora 20:45.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button