Vdiq një person dhe u lëndua një tjetër, ranë me veturë në lumin Drini i Bardhë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, pasi vetura me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumin Drini i Bardhë.

Aksidenti ndodhi rreth orë 03:30 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Radac të Pejës.

Dy të aksidentuarit u nxorën nga vetura nga qytetarët aty afër, ndërkohë që njёri nga ta ishte pa shenja jete.

I lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndërsa trupi e pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /21Media

 

Back to top button