Vdiq një person në aksident trafiku

 

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Policia ka njoftuar se deri te aksidenti erdhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media 

Back to top button