Vdiq një person në një vetaksident në Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poqest të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:10.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vendngjarje. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të vetaksidentit./21Media

Back to top button