Vdiq një person në Viti, ishte duke pirë kafe

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vdekjes në Viti të shtunën.
Sipas dëshmitarëve, një person derisa ishte duke pirë kafe në restorant, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur ndjenjat. Ai është dërguar në emergjencën e qytetit, ku është konstatuar vdekja e tij.
“Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë./21Media