Vdiq një person pasi u godit nga vetura në Drenas

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Bardh i madh- Drenas.

Lajmin për portalin rtv21.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, tha Ahmeti.

Ajo po ashtu bëri të ditur se ka nisur hetimi për ndriçimin e rrethanave që kanë çuar deri të ky aksident trafiku./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button