Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ajo ka adresuar kritika ndaj qeverisë, e po ashtu ka thënë se Kosova është e përbashkët.
“Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët.
Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme. Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biejm në atë grackë. Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu. “, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Back to top button