Vdiq një person pasi u rrokullis me motoçikletë

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në Rahovec.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin mbi të.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media

Back to top button