Vdiq një punëtor pas lëndimeve që pësoi në vendin e punës

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës sot në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku.
“Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rënia nga lartësia”, ka thënë Çitaku.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur./21Media

Back to top button