Nga zyra e kryeministrit thonë se me veteranët u bisedua pastrimi i listave

Zyra e kryeministrit të Kosovës pas takimit të kryeministrit, Albin Kurti me veteranët, ka thënë se në takim është diskutuar edhe për pastrimin e listave të tyre.
“U ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka bërë të ditur pas takimit se me Kurtin nuk është arritur pajtim për kërkesat e tyre./21Media

Back to top button