Vdiq një punonjës i policisë kufitare

Ai ishte në vendin e punës

Një efektiv policie ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa është ndjerë keq në punë. Mësohet se punonjësi i policisë kufitare të Sarandës, Ilirjan Goga 63 vjeç, ka shfaqur probleme në vendin e punës duke bërë që t’i vihet në ndihmë.

Ai ndodhej në skaf duke patrulluar në momentin kur dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

Por rrugës për në spital, ai ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e konfirmuan edhe mjekët.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 63-vjeçarit.

Paraprakisht mendohet se Goga mund të ketë pësuar infarkt, teksa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbulojë më shumë.

Back to top button