Vdiq një shtetas i huaj në Ferizaj

Ka vdekur një 19 vjeçar shtetas i huaj në Ferizaj, dyshohet se viktima ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.
Për portalin rtv21.tv Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt ka treguar se B. G. është dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK në Prishtinë, ku edhe vdiq.
Rastin Policia e ka cilësuar si vetëvrasje.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19-vjeçare në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese. I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë! Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës”, ka thënë Veseli.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që t’i marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Veseli ka treguar se është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj./21Media
Back to top button