Vdiq një shtetase e huaj, tre të lënduar, dy të arrestuar

Policia sot ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Suharekë, ku ka vdekur një shtetase e huaj, ndërsa janë lënduar tre persona të tjerë.
Sipas policisë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave me targa të huaja.
Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button