U proceduan penalisht dy mjekë në Korçë, sepse gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, nuk kanë respektuar protokollet mjekësore dhe pacientja ka vdekur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë. Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.”, ka njoftuar policia.

Materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”./oranews