Pas rasteve me Covid-19, nxënësit e shkollës “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë

 

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot informoi se për shkak të disa rasteve me Covid-19, nga nesër nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë.

Tahiri në facebook theksoi se për t’i mbajtur fëmijët në shkollë duhet bashkëpunimi i prindërve, të përcillen me kujdes fëmijët e prindërit.

“Nëse kanë çfardo shenje të lajmërojnë mësuesen e shkollën dhe të qëndrojnë në shtëpi që të ruajmë fëmijët tjerë.”, shkroi Tahiri.

Ai theksoi se kthimi i fëmijëve në shkollë nuk kishte dhe nuk ka alternativë përkundër sfidave.

“Bazuar në Protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distance dhe online. Me qëllim të ruajtjes së shëdetit të fëmijëve dhe gjithë qytetarëve, nga nesër, ditë e hënë, nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë.”, shkroi ndër të tjera Tahiri në facebook./21Media

Back to top button