Vdiq pas një aksidenti me ski ylli i “A Very Long Engagement”

Aktori francez, Gaspard Ulliel ka vdekur në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti gjatë skijimit.
Ylli i “A Very Long Engagement” dhe “Hannibal Rising” u shtrua në spital pas aksidentit në Alpe.
Ulliel u transportua me helikopter të martën në Grenoble, por nuk u mbijetoi plagëve të marra, kanë njoftuar familja e tij.
Raportohet se Ulliel u përplas me një skiator tjetër dhe kishte pësuar traumë në kokë. Skiatori tjetër nuk u hospitalizua.
“Kushtet ishin të mira dhe jo të rrezikshme. Kishte të rritur të tjerë që nuk mbanin helmeta në pistë”, u tha hetuesve një dëshmitar i tragjedisë./21Media

Back to top button