Vdiq personi që u plagos mbrëmë në Klinë

 
Ka vdekur në QKUK personi që u plagos mbrëmë në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Mbrëmë rreth orës 21:03 në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë është arrestuar i dyshuar pasi të që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në viktimën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë sekuestruar: një revole me katër fishekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button