Vdiq pishtari i arsimit shqip, profesor Fehim Ramadani

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare, pishtari i arsimit shqip, profesor Fehim Ramadani.

Profesor Fehim Ramadani lindi më 25.08.1936 në fshatin “Sllupçan” të Kumanovës ku dhe mbaroi shkollën fillore. Shkollën normale të mësuesisë e kreu në Shkup, ndërsa studimet diplomike i vazhdoi në Shkup dhe Prishtinë në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik.

U punësua si një ndër mësuesit e parë në sh.f. “Jeta e Re” të fshatit Sllupcan dhe për 8 vite me rradhë ishte drejtor i kësaj shkolle. Gjatë kësaj periudhe ka bërë reforma drastike në këtë rrethinë duke inicuar shkollimin masiv të gjeneratave të reja në përgjithësi e të vajzave në vecanti. Ishte themelues i korit dhe orkestrës së parë të nxënësve në komunën e Likovës duke bërë kështu promovimin e vlerave artistike shqiptare në këtë rajon.

Më vonë punoi si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ne gjimnazin “Goce Dellcev” në Kumanovë. Qysh si gjimnazist ishte simbol i rezistencës patriotike dhe organizimeve të shumta atdhedashëse me ç’rast ishte i përndjekur politikisht dhe burgosur disa herë nga pushteti i atëhershëm për tu larguar nga puna përfundimisht në vitin 1981. Pavarësisht sfidave të kohës, profesor Ramadani ushtroi me profesionalizëm punën e tij të pakrahasueshme duke përçuar dije te shumë gjenerata jo vetëm në lëndën që ligjëromte por edhe në frymën patriotike e arsimdashëse.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 15.06.2023 në varrezat e fshatit “Opajë” të Kumanovës me namazin e drekës./21Media

Back to top button